Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq ka folur rreth deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se ky politikan bojkotoi zgjedhjet në veri të vendit, në kompensim të 1 milion eurove dhe 2 banesave në Beograd.
Jabllanoviq ka thënë për Kanal10 se ky është një ‘llaf”, dezinformatë dhe një kryeministër nuk do duhej të jepte deklarata të tilla.
“Është një e pavërtetë dhe është më shumë një llaf që është thënë, është dezinformatë dhe nuk i takon një shefi të Qeverisë të jap deklarata të tilla. Kjo nuk është e vërtet natyrisht, deklarata e Kurtit i ka shërbyer bashkëshortes sime që një moment të bëj shaka me mua dhe të thotë ma jep edhe mua një banesë.’’, ka thënë a