Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka publikuar shifra që tregojnë për vlerën e investimeve të qeverisjes për këto 2 vitet e fundit, përcjell InLajmi.
Sipas tij me qeverisjen aktuale dhe shifrat e tilla, Kosova do të pësoj kolaps ekonomik me këtë qeverisje.
Postimi i plotë i tij:
Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në 2 vitet e fundit.
(Të dhënat janë nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022. /InLajmi/
