Sot do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49.
Përgjithësisht gjatë stinës së verës, ditët janë më të gjata dhe netët janë më të shkurtra në krahasim me stinën e dimrit. Kjo ndodh për shkak të këndit të më të madh të rrezatimit diellor në hemisferën veriore.
Stina e verës sjell me vete shumë aktivitete të ndryshme. Bregdeti, piknikët, plazhet, shëtitjet në natyrë janë mjaft të zakonshme. Në këtë stinë kemi edhe shumë koncerte e festivale të muzikës të cilat organizohen në vendin tonë
Shumë njerëz shfrytëzojnë pushimet e tyre në stinën e verës, pasi edhe shkollat kanë pushime verore dhe shumë familje organizojnë udhëtime në destinacione turistike për t’u relaksuar.