Janë liruar për qarkullim 3 pikat kufitare me Serbinë, Jarinje, Merdar dhe Bërnjak.
Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar sipas të dhënave të fundit të përditësuar në ora 12:58
Më herët këto pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave që janë mbajtur në Serbi, transmeton Telegrafi.
Siç njofton MPB, tashmë rrugët janë të lira për qarkullim dhe se dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës bëhet nga 3 deri në 5 minuta