Tash e 3 javë, qytetarët serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Dhjetëra protestues janë grumbulluar në mesditë në ditën e djeshme, ashtu kanë vepruar edhe sot.
Protestat janë duke u mbajtur aktualisht të qeta, derisa javën e kaluar ishin të dhunshme.
Për krejt situatën aktuale të krijuar në veri të vendit ka folur, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.
Qalaj fajin për menaxhimin e situatës atje e ka hedhur tek Qeveria.
Ai tha se pushtetit i mungon strategjia për stabilizimin e gjendjes në veri, shkruan FrontOnline
“Qeveria nuk ka aspak menaxhim, reagon ashtu siç i tekët nuk ka as strategji e as plan që të rregullohen situata atje, nuk mund të mbahet situata e tillë vetëm me policët e KFOR-in”.