Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kanë organizuar një dasëm private dy ditë më parë.
Dasma e tyre u mbajt në Toskanë të Italisë me të ftuar miq, familjarë e disa personazhe VIP, të cilëve iu kërkua që të mos ndanin asgjë nga dasma në rrjetet e tyre sociale.
Prezantuesja e “Big Brother VIP Albania” ndau me ndjekësit e saj në Instagram të hënën, disa detaje nga dasma e tyre glamuroze.
Mes të tjerash, ajo publikoi edhe letër të personalizuar urimi të cilin çifti e kishin marrë nga Papa Françesku, falë një mikut të tyre
“Dhe në fund surprizën më të madhe na bëri miku ynë Dom Gjovalini, i cili na solli bekimin e shenjtërisë së tij Papa Françesekut”, shkroi Arbana në mbishkrimi ne fotografisë, teksa tregoi letrën e urimit, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, çifti janë prindër të dy fëmijëve.