Para disa ditësh një veturë në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.
Në veturë kishte qenë një familje 4 anëtarëshe, nga 4 pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.
Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes fatkeqësisht u gjendën të vdekur brenda makinës.
Atyre u dha lamtumira e fundit, duke u varrosur sot.
I mbijetuari i këtij aksidenti, Shkelqim Pacolli, ishte i pranishëm në varrimin e familjarëve të tij, ku edhe ka folur për media, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij, shkruan IndeksOnline
‘’Faleminderit shumë krejve qe na kanë ndihmu, faleminderit, Vjosa Osmanit, faleminderit ministrave, Policisë, ushtrisë, e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë që janë mundu e janë gjujt në lum mi shpetu babin e vëllain tem, Zoti ju ruajt, Allahu ju ruajt’’ ka thënë ai mes lotëve.