Pavarësisht bllokadave në 3 pikat kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Merdare, disa deputetë serbë janë futur në Republikën e Kosovës.
Bëhet fjalë për opozitarë nga Beogradi zyrtar.
2 deputetët e partive kundërshtare të Aleksandër Vuçiqit, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq kanë qëndruar në Zveçan.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara.
Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren, raporton Indeksonline.
Në përditësimin e fundit theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllokuara.