Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të martë në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, përcjell InLajmi
Haradinaj bëri të ditur se në takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë zhvillimet në veri të vendit
Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.
Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit.
Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.
Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik. /InLajmi/