Dora Bakoyannis është caktuar sot raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo u zgjodh nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ariana Shoshi dhe Arben Gashi, e bënë të ditur këtë për Klankosova.tv. Ligjvënësit e PDK-së dhe LDK-së janë pjesë e delegacionit të Kosovës që është duke qëndruar në Strasburg.
Nesër pritet të emërohet një raportues nga Komiteti për Çështje Ligjore që do të bëjë raport konsultativ.
Gjithashtu, edhe Komiteti për Jodiskriminin dhe Barazi do të caktojë një raportues për një raport konsultativ.
Më herët, janë emëruar 2 juristë prominent që e bëjnë një raport vlerësimi për Kosovën.
Bakoyannis do të bëjë raport gjithëpërfshirës për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili më pas do të votohet në seancë plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.