Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në Ferizaj, në rrethana ende të panjohura duke rënë nga lartësia, shkruan InLajmi.
Vdekjen e punëtorit e ka konstatuar mjeku me të dërguar atë për tretman mjekësor.
Nryshe, policia po vazhdon me hetimin e rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /InLajmi/