Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëri të ditur se ka asgjësuar 32 krerë gjedhe me sëmundjen e brucelozës në Gjilan dhe Prizren, përcjell InLajmi
Sipas AUV-it, janë duke u zhvilluar politika për luftimin e sëmundjeve infektive zoonotike në mabrë vendin.
Më tej AUV bëri të ditur se rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive, ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës.
Njoftimi i plotë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë:
Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës
Me datë 19-20 Qershore 2023, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga 2 ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës. Për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike. Kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive. Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes. Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim
AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive. Ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës. Kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara. E gjithë kjo bëhet me qellim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human qe janë fokus qendrorë i mandatit të AUV-së /InLajmi/