Bebe Rexha ishte duke kënduar në New York teksa bënte shqiponjën me duar. Dikush nga publiku në këtë moment e gjuajti me telefonin që regjistronte, në fytyrë. Bebe humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Në skenë hynë rojet e sigurisë.
Nuk është e qartë arsyeja pas këtij veprimi dhe nëse ka apo jo lidhje me shqiponjën, simbolin shqiptar, shkruan EO.
Bebe po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier pjesë e turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.