Ministër i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se këtë të hënë ka takuar ish-ministrat e Mbrojtjes, ish-komandantët e ushtrisë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se në takim u diskutua për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-së.

Ministri gjithashtu shtoi se në takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë.

Ai tha se secili nga ne duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë Mehaj ka theksuar se të gjitha veprimet tona janë të koordinuara me partnerët, ndërsa mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetutshmërisë.
Postimi i plotë i tij:
Sot në 2 takime të ndara kam pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë me ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.
Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.
Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.
Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë./InLajmi/