Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, përgëzoi kryeministrin Rama për qëndrimin e tij ndaj Serbisë lidhur me 3 policët të cilët nuk janë liruar akoma, ndërsa shpreh kritika kundrejt qeverisë për mosveprim të shpejtë, përcjell InLajmi.
Haradinaj, duke mos qenë i kënaqur me veprimet e kryeministrit, ka thënë se Kurti po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri. Sipas tij, kyeministri njëherësh me politikën e tij po e humb mbështetjen e aleatëve tanë duke nxjerr nga fundosja Vuqiçin, po e dëmton Kosovën.

Ai i bëri thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.

Kujtojmë se kryeministri Rama kishte paralajmëruar rikthim të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.
Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.
I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.
Amerikë kemi nevojë për ju!
Ne jemi 100 përqind pro SHBA-së/InLajmi/