Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt se Serbia i përdori si armë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës 1998-99, përcjell InLajmi.
Kurti tutje tha se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë përkrah mijëra viktimave dhe të mbijetuarve të Kosovës të këtij krimi, të përdorur si armë nga Serbia në luftën e viteve 1998–99. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi./InLajmi/