Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën 2 zëvendësministra në 2 dikastere të ndryshme, përcjell InLajmi
Sipas njoftimit të Qeverisë, ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri ka emëruar Ali Tafarshikun.
“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në komunikatën për media. /InLajmi/