Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se për 5 muaj janë kryer 3 mijë e 216 lindje, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike-Obstetrike, përcjell InLajmi.
Prej tyre, 1.200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.
Në njoftim thuhet se 1.629 foshnje janë femra dhe 1. 688 të gjinisë mashkullore, ku ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve.
Njoftimi i plotë nga QKUK:
Për 5 muaj, mbi 3 mijë e 200 lindje
3. 216 lindje janë kryera nga një janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.
Prej tyre, 1. 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1. 629 janë femra dhe 1. 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve. /InLajmi/