Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar Serbinë se nëse nuk lirohen 3 policët e kidnapuar, këtë javë, do të bëjë hapa prapa në marrëdhëniet bilaterale.
E në lidhje me këtë, Avni Spahiu, ish-ambasador në SHBA, tha se kësaj radhe adresimi është i duhur.
Ai gjithashtu u shpreh se fajtori kryesor për gjendjen në veri, sipas tij, është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan KlanKosova
“Kësaj radhe adresimi është i duhur, sepse gjatë tërë kësaj kohe, fajtori kryesor për situatën në veri, por edhe për klimën e përgjithshme që përshkon tërë këtë komunikim ndërkombëtarë, Kosovë-Serbi e të tjera, është pikërisht presidenti i Serbisë, Vuçiq”, u shpreh ai.