Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Zveçan persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok-bombë, përcjell InLajmi.
Në raportin e policisë thuhet se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë, nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale.
Policia ka shtuar se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Raportohet se persona të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale” /InLajmi/.