3 vajza në Vushtrri kane gjetur portofol me dokumente dhe para, të cilën më pas e kanë dorëzuar në polici, përcjell InLajmi
Policia njofton se më pas është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar atë bashkë me paratë dhe dokumentet
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Shembull i mirë i 3 vajzave në Vushtrri, portofolin me dokumente e para e dorëzojnë në Polici
Vushtrri, 19 qershor 2023
Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.
Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. /InLajmi/