Sot shënohet dita e Çlirimit të Skenderajt. E pikërisht në këtë ditë 24 vite më parë gëzimi i qytetarëve të kësaj ane ishte shumë i madh, përcjell InLajmi
Në një video që është xhiruar pikërisht në ditën e çlirimit, shihen edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë prezent në gëzimin e qytetarëve.
Momenti që s`do të harrohet kurrë është ai kur ushtarët e UÇK-së, në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dalin para banorëve të mbledhur dhe shpallin të lirë qytetin.
Por më emocionuese është momenti kur karvani i ushtarëve të UÇK-së, në krye të të cilëve është Bashkim Jashari, nisen te varri i komandantit legjendar. Të rreshtuar para varrit, ushtarët i raportojnë Adem Jasharit se lufta mori fund. /InLajmi/