Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, shprehu ngushëllim familjes Pacolli dhe Visoka në lidhje me aksidentin i ndodhur mbrëmë në Lepenc, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se në këto momente të rënda i shpreh ngushëllim edhe Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Ai më tutje falënderoi të gjitha organeve kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc.
Postimi i plotë i tij:
Lajmi për humbjen e 3 anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc. /InLajmi/

















