Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën mbrëma mposhti Moldavinë me rezultat 2-0.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, dhe u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
“Shqiponjat” arritën fitore falë golave të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.
Kombëtarja e Shqipërisë në këtë ndeshje pati mbështetje të madha nga ana e tifozëve, ku ishin shitur të gjitha biletat, shkruan IndeksOnline.
Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, si gjithmonë u përkujdesën për një atmosferë të jashtëzakonshme, ku në disa momente kënduan së bashku këngën”Mora Fjalë” e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari.