Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të 2 qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte 3 policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën, shkruan A2CNN
“Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç”, tha Berisha ndër të tjera.