Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se këtë të dielë ishte në vendin ku ndodhi aksidenti i djeshëm tek lumi Lepenc, ku në atë aksident humbën jetën 3 persona, përcjell InLajmi.
Ministri Aliu u shprehu ngushëllim për familjet Pacolli dhe Visoka të cilët humbën jetën në këtë aksident, dhe i uroi shërim të shpejtë familjarit tjetër që shpëtoi.
Ai gjithashtu falënderoj ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe vullnetarët e kërkim-shpëtimit për profesionalizmin e tyre dhe angazhimin maksimal për gjetjen e trupave të pajetë.
Postimi i plotë i tij:
Sot isha në vizitë tek lumi Lepenc, aty ku edhe ndodhi tragjedia e djeshme, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 qytetarë tanë.
I falënderoj ekipet tona të FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe vullnetarët e kërkim-shpëtimit për profesionalizmin e tyre dhe angazhimin maksimal për gjetjen e trupave të pajetë.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet Pacolli dhe Visoka të cilët humbën më të dashurit e tyre, dhe uroj për shërim sa më të shpejtë për Shkëlqimin. /InLajmi/

















