Asaj që i frikohej më së shumti ndodhi. Naim Pacolli, nga Prishtina pronar i makinës që të dielën pasdite u nxor nga uji, me 3 kufoma në të, nuk preferonte të udhëtonte me krejt familjen nga Norvegjia ku jeton nga frika se në rast aksidenti të mos pësojnë të gjithë.
Ai me familjen 4 anëtarësh ra në lumin Lepenc tek Tuneli i Parë në Maqedoni të Veriut, teksa po kthehej në vendlindje pasi mori gruan me 2 djemtë në Aeroportin e Shkupit, të shtunën pasdite.
Lumi i rrëmbeu teksa deri të dielën pasdite rezultuan të zhdukur, e familja e nuk di shumë si erdhi deri te aksidenti që besohet se të dyja veturat ishin në tejkalim kur ndodhi aksidenti. Burri dhe gruaja M.P me vete kishin edhe të birin e mitur E.P dhe tjetrin 21 vjeçar Sh.P.
Ky i fundit për fat të mirë i mbijetoi aksidentit dhe është në Spitalin “8 shtatori” në Shkup, në gjendje stabile. Rryma e fortë e ujit vështirësoi intervenimin e shpejtë, çka vunë re edhe dëshmitarët, shkruan Klsn Kosova.
Në aksionin e kërkim shpëtimit u angazhuan policia, ushtria e ekipe vullnetarësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut.




















