Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, përkujtoi heronjët e luftës Xhemajl Fetahaj, Skender Çekaj, Agim Qelaj, Bekim Berisha-Abeja në 24 vjetorin e çlirimit të Pejës, ku u zbuluan edhe shtatoret e tyre, përcjell InLajmi.
Deputeti i LDK-së Quni tregoi se gjithashtu u promovua monografia e bashkëluftëtarit Shpëtim Agushollit.
Ai më tutje shtoi se kujton me respekt historinë e lavdishme të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në 24 vjetorin e çlirimit të Pejës, ku u zbuluan edhe shtatoret e heronjëve Xhemajl Fetahaj, Skender Çekaj, Agim Qelaj, Bekim Berisha-Abeja dhe u promovua monografia e bashkëluftëtarit Shpëtim Agushollit, kujtuam me respekt historinë e lavdishme të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës. /InLajmi/