Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 80 vjetorin e lindjes së veprimtarit të njohur shqiptar, Ukshin Hoti ka vizituar shtëpinë muze të tij, përcjell InLajmi
Kurti deklaroi se jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh.
Ai shtoi se jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la
Postimi i plotë i tij:
Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë.
Lavdi! /InLajmi/