Kosova ka barazuar 0-0 me Rumaninë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në Grupin I, ku bën pjesë Kosova, sonte janë zhvilluar edhe 2 ndeshje të tjera
Zvicra shënoi fitore në udhëtim ndaj Andorrës me rezultat 2-1, ndërsa me të njëjtin rezultat, Izraeli mposhti kombëtaren e Bjellorusisë.
Pas ndeshjeve të sotme, Kosova renditet në vendin e katërt në Grupin I, me vetëm tre pikë, duke barazuar në të tri takimet e deritanishme, 1-1 me Izraelin dhe Andorrën dhe 0-0 me Rumaninë.
Në vendin e parë renditet Zvicra me 9 pikë, Rumania e 2 me 7 pikë, ndërsa Izraeli ndodhet në pozitën e 3 me 4 pikë, shkruan IndeksOnlie
Pas Kosovës janë vetëm Andorra me 1 pikë dhe Bjellorusia me 0 pikë.