Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar rreth situatës së fundit në veri të Kosovës, duke thënë se politika ka prodhuar më shumë pasiguri dhe imazh negativ, përcjell InLajmi.
Halimi ka radhitur disa pika përmes të cilave ka treguar për rezultatet e shkaktuara në Kosovë për shkak të tensioneve në veri, duke thënë se, Kosova është bërë vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent.
Postimi i plotë i saj:
Në këtë situatë mos koordinimi me aleatët, Kosova politike ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ:
1. Vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent, i pasigurt për investime;
4. Një kryetar komune i ngujuar në zyre dhe subjekt tallje në rrjete sociale;
5. Nën masa ndëshkuese përmes instrumente paralajmëruese nga ShBA dhe BE;
6. Përjashtimi i FSK nga stërvitja me NATO-n, “Defender Europe 2023’;