Kryeministri Albin Kurti ka nderim te pllaka në Parkun e të Pagjeturve në oborrin e kampusti universitar, raporton InLajmi
“Sot vendosa lule të freskëta në Parkun e të Pagjeturve në oborrin e kampusit universitar në 80 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, që ka datë të lindje e jo të vdekjes ngase është rrëmbyer me dhunë. Janë 1617 qytetarë që na mungojnë të gjithë dhe për fatin e të cilëve, kërkojmë të vërtetën, përgjegjësi e drejtësi”, deklaroi Kurti
Kurti ka bërë të ditur se djali i Hotiti, Andin Hoti që është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i ka dërguar një letër presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për hapjen e arkivave serbe që dëshmojë për krimet e kryera në Kosovë.
“Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Andin Hoti i ka shkruar një letër Vuçiqit për hapjen e arkiva. Angazhohemi dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjetur tanë. Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën e Hotit për hapjen e arkivave, atje që të merrej vesh e vërteta”, shtoi ai. /InLajmi/