Sulmin ndaj gazetarëve të Kosovës nga bandat kriminale në veri të Kosovës, e dënon edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa thekson se aktet e tilla janë kriminale dhe agresion ndaj fjalës së lirë, përcjell InLajmi.
Ai dënon ashpër sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar
Sipas tij, këto sulme nuk janë vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshmme të shoqërive demokratike.
Meta shpreh solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!
Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.
Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!/InLajmi/