• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Si rrallë herë, pozitë e opozitë bëhen bashkë, kërkojnë lirimin e policëve kosovarë

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
16 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
63 deputetë i thanë “po” koeficientit 105 euro
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të enjten KFOR-it të ushtrojë trysni mbi Serbinë që t’i kthejë në Kosovë 3 zyrtarët policorë të arrestuar nga forcat serbe të mërkurën.

Në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës, të kërkuar më herët gjatë ditës nga opozita për të trajtuar këtë situatë, kryeministri tha se KFOR-i si ushtrues i funksionit të mbrojtjes duhet ta ndëshkojë këtë shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“KFOR-i pra nuk do të duhej të jetë i heshtur e as përulur ndaj sulmit kidnapues të cilin edhe e kishte mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, dhe ashtu do e mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, tha kryeministri Kurti.

Veprimet e djeshme të Serbisë, tha ai, dëshmojnë për orientimin e udhëheqjes së Serbisë nga verilindja dhe jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ajo që kemi parë dje është hakmarrje në njërën anë, e agresion në anën tjetër. Krijimi i hakmarrjes si instrument ndaj veprimeve të sundimit të ligjit në Kosovë, është jo vetëm mendësi barbare, mesjetare por tregues i orientimit të udhëheqjes së Serbisë kah verilindja, nga despotët e verilindjes, e jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Partitë opozitare e dënuan po ashtu arrestimin e 3 policëve duke vlerësuar se ky veprim tregon qartazi se Serbia nuk dëshiron paqe me Kosovën.

“Përmes këtij veprimi, Serbia e Aleksandër Vuçiqit dëshmoi se mbetët në logjikën e njëjtë sikurse Serbia e Slobodan Millosheviqit. Vuçiq me këto veprime po dëshiron të shkaktoj trazira, por përballë këtyre fakteve shteti ynë duhet të jetë i qartë në qasjen e tij dhe qeveria para se gjithash duhet të ketë angazhim më të madh dhe konkret në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, tha Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Te rrëmbimi pajtohemi të gjithë se është agresion kriminal ndaj shtetit të Kosovës dhe e ke përkrahjen e plotë. Është një gjë që çdo njësi speciale mund ta bëj, mundet edhe policia jonë të shkojë e t’i arrestojë gjashtë andej dhe t’i sjell këndej. Por çështja është se cila është ideja e shtetit tonë? Çka po kërkojmë ne, dhe këtu zoti kryeministër fillojnë të nisin problemet”, tha Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Opozita hodhi kritika të ashpra ndaj qeverisë për dëmtim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë për shkak të mungesës së bashkërendimit lidhur me situatën në veri të vendit, duke ngritur shqetësime për mundësinë e masave të reja ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Qasjen e qeverisë së Kosovës përballë partnerëve ndërkombëtarë e ke transmetuar dhe interpretuar si demonstrim force dhe për këtë fatkeqësisht nuk mund të kesh përkrahjen ndërkombëtare, pra ky është problemi dhe këtu lind problemi tjetër që është problem akoma më i madh dhe akoma më i rëndësishëm për Kosovën”, tha zoti Gashi.

“Kemi pasur shumë paralajmërime javët e fundit në lidhje me këtë zbehje të bashkëpunimit dhe as nuk i keni dëgjuar e as nuk i keni marrë për bazë ato. Madje me disa prej tyre dhe jeni tallur duke shtyrë aleatët tanë që të distancohen dhe të marrin qëndrime kundër Kosovës duke pasur masa shtrënguese apo sanksione. E sot kur ata na duhen më shumë për të garantuar rikthimin e zyrtarëve tanë policorë në Kosovë, a e keni këtë mbështetje të tyre? Nëse nuk e keni, përse nuk e keni dhe çka më tutje?”, tha zoti Krasniqi.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha gjatë ditës se kjo mungesë bashkërendimi ka bërë që situata edhe ashtu e brishtë të përshkallëzohet edhe më shumë.

“Ajo që duhet të thuhet sot këtu është se veprimet aventureske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e miqve tanë euroatlantik në krye me Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar me përshkallëzim të situatës dhe jemi nën kërcënim të sanksioneve ndaj një vendi i cili është më properëndimor dhe më proamerikan. Reagimi me vonesë i kryeministrit ndaj çdo situate të krijuar është parë si një pabesi e qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”, tha ai, shkruan VOA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për mungesë bashkërendimi, duke e përjashtuar atë nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe 23”, dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë e masave të tjera ndëshkuese. Bashkimi Evropian tashmë ka shpallur masa ndëshkuese

 

Tags: Albin KurtiSHBAVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Kjo është gjendja shëndetësore e 5 të lënduarve në aksidentin në Prishtinë

Postimi tjetër

Sllovenia e qartë: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Sllovenia e qartë: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Sllovenia e qartë: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu