Autoritetet serbe kanë thënë se në këtë fotografi janë zyrtarët e arrestuar të Policisë së Kosovës.
3 policë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, po merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë qytet në jug të Serbisë.
Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tyre si “rrëmbim” në territorin e saj, shkruan REL.
Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.