Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ,Elbert Krasniqi ka takuar kryetari e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, përcjell InLajmi.
Ministri Krasniqi pas takimit bëri të ditur se Kryetari Hetemi ka emëruar 4 drejtor në komunën që ai drejton.
Tutja Krasniqi ka falënderuar Hetemin për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.

Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri.
Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim. /InLajmi/