Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, vazhdon me akuza ndaj Kosovës, e këtë herë ai thotë se Kosova nuk dëshiron prezencën ndërkombëtare në territorin e saj. Ndërkohë që u bënë thirrje serbëve që të tregohen të zgjuar që ndërkombëtarët mos ti bëjnë armi, transmeton InLajmi.
“Duhet të dimë se Prishtina dëshiron t’i dëbojë të gjithë nga Kosova dhe të marrë pushtetin në fusha të caktuara”, nënvizoi Daçiq.
Daçiq ndalet tek kryeministri Albin Kurti, për të cilin thotë se duket i humbur nëse ai nuk shkakton brenda javës së paku një incident.
Diplomati serb, kujton se si kryeministri Kurti i ka njoftuar shtetet anëtare të BE-së për arrestimin e 3 policëve nga forcat policore serbe në territorin e Kosovës.
“Qëllimi i veprimit të tyre është që të provokojnë incidente dhe reagime të serbëve në Kosovë, konflikt mes serbëve dhe KFOR-it në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ashpër ndaj Serbisë. Mendoj se ne jemi mbështetur për muri, nuk kemi ku të shkojmë tutje”, tha Daçiq.
Kryediplomati Daçiq, ka folur edhe për ndalimin e mallrave serbe për të hy në Kosovë, duke thënë se nuk di që në shekullin 21 diku në botë ekziston diçka e tillë, shkruan pinktv
Duke folur për arrestimin e forcave speciale të Kosovës, ministri tha se ata janë gjetur në territorin e Serbisë qendrore./InLajmi/