Në Leposaviq pasditen e së premtes janë sulmuar fizikisht gazetarët e mediave kosovare, përcjell InLajmi.
Për sulmin ndaj gazetarëve ka reaguar deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu e cila tha se sulmi ndaj kameramanit të RTK-së dhe mediave tjera është kriminal dhe i papranueshëm.
Ajo ftoi Qeverinë, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera që të garantojnë sigurinë dhe lirinë e mediave në pjesën veriore
Postimi i plotë i saj:
I dhimbshëm, i papranueshëm dhe kriminal sulmi ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi, sot nga huliganët në Leposaviq. Ftoj Qeverinë, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera që të garantojnë sigurinë dhe lirinë e mediave në pjesën veriore – para se të ndodhë më e keqja. E tmerrshme! /InLajmi/
