Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dënuar sulmet e gazetarëve në veri të vendit këtë të premtë në Leposaviq, përcjell InLajmi.
Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje mediave që të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim.
Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Prishtinë:
Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim. /InLajmi/