Komuna e Vushtrrisë është duke u përballur me situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të shiut.
Si rrjedhojë e situatës së krijuar është marrë vendimi që procesi mësimor të ndërpritet për sot dhe nesër.
Lajmin e kanë konfirmuar nga kabineti i kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizi.
Shefi i kabinetit të kryetarit Idrizi, u shpreh se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.
Ai shtoi se nëse vazhdohet kështu atëherë mësimi do të nis të hënën.
Komuna e Vushtrrisë mbrëmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë reshjeve të shiut, shkruan Telegrafi
“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena. Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhej në njoftim.