Si rezultat i situatës së tensionuar në veri të Kosovës, trupat e KFOR-it të enjten janë transferuar nga Prizreni për në Zubin Potok, përcjell InLajmi
Kjo u bë e ditur nga gazetari turk Abdyl Vehab i cili publikoi disa fotografi ku ka treguar për transferimin e tyre në Zubin Potok.
Rikujtojmë se javë më parë Turqia ka nisur drejt Kosovës disa ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO- s në Kosovë , KFOR-i, trupat turke të stacionuara në qytetin e Prizrenit, së bashku me automjetet e famshme turke BMC Vuran 4×4, janë transferuar në Zubin Potok, në veri të vendit, ku është përshkallëzuar së fundmi situata me Serbinë /InLajmi/