Mbrëmjen e së mërkurës një person është therrur me thikë në Shtime, nga i dyshuari mashkull për shkaqe ende të panjohura, përcjell InLajmi.
I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime, është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Policia ka arrituar të arrestoj të dyshuarin mashkull ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje /InLajmi/