Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten takoi Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila po zhvillon vizitë 2 ditore në Serbi, transmeton InLajmi.
Gjatë takimit homologët kanë diskutuar për shumë çështje ndër to edhe për situatën në veri të Kosovës.
Gjatë konferencës për media, 2 presidentët u deklaruan se temë qendrore e bisedës ishte bashkëpunimi i suksesshëm mes 2 vendeve për të vazhduar tutje me këtë frymë pozitive.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe arrestimin e forcave speciale të shtetit të rremë të Kosovës.
“Unë ofrova, jo vetëm t’i shikoj të gjitha regjistrimet… Serbët nuk ishin më afër se 19 kilometra nga ai vend. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë regjistrime filmike, në mënyrë që gjithçka të shihet. Ne ua mundësuam personave të arrestuar të sjellin ekspertizë, të sillnin poligrafët e tyre. Të kuptohet se ku janë arrestuar, dhe nëse janë arrestuar në territorin e Serbisë Qendrore”, tha Vuçiq.
Ndërsa ka folur për dëshmitë pse janë arrestuar policët e Kosovës, Vuçiq tha se udhëheqja e Kosovës duke na akuzuar për rrëmbim, mundohen të shpëtojnë veten e tyre për shkeljen e normave ndërkombëtare, shkruan PINKTV
“Kanë shkelur të gjitha normat ligjore dhe tani duhet të shpëtojnë veten, prandaj jemi në pozitë të vështirë. Nuk e duroj dot më fizikisht, nuk mund të fle, sepse e di se çfarë ndodh natën, gjithçka vlon. Fëmijët janë gati të vdesin nga mosha 12, 13 dhe 14 vjeç, janë ngopur me Kurtin. Ne duhet ta parandalojmë atë!”, është shprehur Vuçiq.