Ish kryenegociatorja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, e shqetësuar për ngjarjet e fundit ku policia serbe rrëmbeu 3 policë të Kosovës, është shprehur se fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosovës është te veriu, për pasuritë dhe 2 arsyet që i japin peshë specifike në marrëdhënie ndërkombëtare, përcjell InLajmi
Derisa thekson se fuqia gjeopolitike e Kosovës është veriu, Tahiri thotë se veriun e vendit mund ta mbrojmë vetëm duke ruajtur aleancën me Amerikën
Ndryshe 3 policë patrullues të kufirit u kidnapuan të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”,
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosoves eshte te veriu per pasurite qe boterisht dihen por jane dhe 2 arsye qe i japin peshe specifike ne marredhenie nderkombetare! Prandaj mund ta mbrojme kete vlere te shtetit tone vetem duke ruajtur Aleancen me Ameriken./InLajmi/
