Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po mbajnë konferencë për media pas kidnapimit të 3 zyrtarëve policorë nga xhandarmëria serbe, raporton InLajmi.
Ministri Sveçla tha se po presin që KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s të dalë publikisht me qëndrim për atë se çfarë ndodhi dje.
“Presim të dalin publikisht me qëndrimin e tyre për atë çfarë ka ndodhë”, tha Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.
Sveçla tha se pas kidnapimit të 3 policëve në veri, policia është e gatshme t’i përgjigjet “çfarëdo sfide”.
“Sidomos pas këtij rasti, gatishmëria e Policisë është në nivel shumë më të lartë. Unë besoj që janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide dhe po punojmë që këto sfida apo rreziqe t’i minimizojmë”, tha ai./InLajmi/