Kombëtarja e Kosovës të premten e vazhdon kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.
“Dardanët” më 16 qershor, e premte, do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja është e rëndësisë së madhe për 2 reprezentacionet, e në veçanti për Kombëtaren kosovare pasi konsiderohet “treni i fundit” për një vend që dërgon në Evropian.
Të gjitha biletat për këtë sfidë “jetike” janë shitur para disa ditësh, ndërkohë prezent pritet të jenë edhe tifozët mysafirë nga Rumania.
Kosova dhe Rumania bëjnë pjesë në Grupin I të kualifikimeve së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Të besuarit e trajnerit Alain Giresse pas 2 ndeshjeve të para në grup kundër Izraelit dhe Andorrës kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, Kombëtarja rumune ka gjashtë pikë dhe ndan pozitën e parë me Zvicrën.