Ngjarja e djeshme qoi një popull në këmbë, ku u kidnapuan 3 polic të Kosovës nga forcat e xhandarmërisë serbe, raporton InLajmi.
E kryeministri Albin Kurti tha se rrëmbimi i 3 policëve në territorin e Kosovës, nga Policia e Serbisë ishte agresion e intencë për eskalim.
Ai ka kërkuar lirimin e policëve dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta dënojnë aktin. Madje u shpreh i çuditur për heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë.
“Sa e përfundim Këshillin e Sigurisë së Kosovë duke marr për temë rrëmbimin në brendi të territorit tonë. Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre. Rasti i djeshëm ishte agresion, intencë për eskalim”.
Sipas tij, veprimet e radhës e Kosovës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve të Kosovës. Kurti shtoi se synimi është siguria, veçmas në kufijtë e Kosovës.
“Për këto arsye institucionet tona e kanë rritur nivelin e sigurisë. Janë shtuar kontrollet kufitare me Serbinë. Kërkojmë lirimin e policëve dhe kërkojmë nga ndërkombëtarët që të dënojnë këtë akt. Ajo çka është e çuditshme heshtja e faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë”. /InLajmi/