Një shtëpi në Sussex, të cilën mbreti Henry VIII i Anglisë ia bleu gruas së tij të 4-të Anne of Cleves ka dalë në ankad për shifrën “e çmendur” të 2.25 miliona paundëve.
Edhe pse me vetëm 5 dhoma gjumi çmimi mbetet i frikshëm për Wings Place, që renditet në katalogun e veprave të klasës I dhe ka qenë e hapur për turne publike në Ditchling, pavarësisht se është në pronësi private.
Shtëpia ka gjithashtu një histori të profilit të lartë të kohëve të fundit, pasi ka qenë në pronësi të prezantuesit televiziv, Jamie Theakston, nga viti 2004 deri në 2015, kur ai e shiti për 1.85 milionë paund.
Shtëpia është 3-katëshe dhe ka karakteristika origjinale nga periudha e mbretërisë së Tudorëve, që përfshin një kornizë druri, oxhaqe me tulla dhe dritare me plumb.
Ajo ka 3 banja, 2 shkallë të dekoruara me dru lisi dhe disa oxhaqe të shekullit të 16-të.
Një nga shtesat më të fundit është një kuzhinë e përditësuar me dollapë të pikturuar, ngrohje nën dysheme dhe një banak i madh për përgatitjen e ushqimit.
Kopshti ka një lëndinë me pjerrësi të lehtë që të çon në një përrua dhe ka një pamje nëpër fusha piktoreske.
Wings Place është vendosur në tokat e njohura më parë si Ditchling Manor Garden, të përmendura për herë të parë në tekstet që datojnë në shekullin e 11-të, transmeton A2CNN.
Pas shpërbërjes së manastireve midis 1536 dhe 1541, ajo iu dhurua Henry VIII, i cili më vonë ia dha togerit të tij, Thomas Cromwell. Dhe më pas ajo iu dha Anne, megjithëse nuk e vizitoi kurrë shtëpinë e vet.