Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është takuar të mërkurën me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë janë koordinuar, transmeton InLajmi.
Vuçiq, shprehet se është më mirë për të gjithë nëse nuk flet asgjë çka është dikutuar në takim me përfaqësuesit e QUINT-it.
“Mora vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, është shprehur Vuçiq.
Kujtojmë se të marten ambasadorët e QUINT-it kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, kurse po të njëjtën ditë ka pasur tensione të reja në veri të Mitrovicës, ndërsa është arrestuar serbi Milun Milenkoviq – Lunet nga Policia e Kosovës./InLajmi/
View this post on Instagram