Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga policia serbe e ka cilësuar një dramë të pafalshme që e ka shkaktuar Serbia dhe e cila duhet të sanksionohet nga bota demokratike.
Ramadani ka thënë se “Serbia duhet të ndëshkohet ashpër nga bota demokratike për dramat që po i shkakton në Kosovë dhe rreth kufirit me Kosovën”
Ramadani ka thënë se “policët duhet të kthehen menjëherë dhe Serbia të kërkojë falje publike për këtë incident të paramenduar”.
“SERBIA duhet të ndëshkohet ashpër nga bota demokratike për dramat që po i shkon në Kosovë dhe rreth kufirit me Kosovën.
Drama e fundit është e pafalshme dhe si e tillë duhet të sanksionohet fuqishëm nga bota demokratike.
Lutem për shëndetin e policëve të kidnapuar derisa apeli për bashkësinë ndërkombëtare ndërlidhet me domosdoshmërinë që Serbia të merr sanksione të fuqishme dhe të prera.
Pa diskutim që policët duhet të kthehen menjëherë dhe Serbia të kërkojë falje publike për këtë inicident të paramenduar.
KOSOVA duhet patjetër të rikthejë të menduarit strategjik dhe të qartësojë saktë rrugën përpara.
Kosova duhet të rikthehet në korniza strategjike të veprimit, të mos taktizojë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, të shmang masat shtrënguese ndaj Kosovës dhe të rikthejë angazhimin në planifikimin e përbashkët të veprimeve me SHBA dhe NATOn në përgjithësi, shkruan Gazeta Blic.
JAVA që po vjen është periudha vendimtare që duhet të veprohet mençur, sepse në javët e ardhshme mund të jetë vonë.”